16 Gusht 2016 - 00:03
Ai ka thënë se në përcaktimi i kufirit nuk mund të marrë parasysh diskutimet që bëhen me qytetarë. “Ne si shkencëtarë duhet t’i besojmë fakteve”, ka thënë ai.
Sipas Çelës, Grupi i ekspertëve të cilët po diskutojnë kundër demarkacionit po gabojnë kur po flasin vetëm për shënjimin e vijës kufitare, e nuk po tregojnë asnjë dokument zyrtar i cili thotë se Kosova ka aq kilometra katrorë sa do të kishte me gjithë Çakorr.
“Nuk mund të them me siguri të plotë nëse Çakorri ka qenë pjesë e Kosovës. Ajo që mund të thuhet është se prej vitit 1974 e këndej Çakorri ka qenë jashtë”, ka thënë Çela.
Ka folur edhe për debatin e 3 gushtit.
“Ajo që nuk më ka pëlqyer në debatin e 3 gushtit, është se ne jemi penguar që ta themi anën tonë, që ka lënë përshtypjen se ata nuk janë të interesuar për të dëgjuar argumentet tona”, ka thënë Çela.
Ai ka treguar se ai ka qenë i ftuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së në debatin e 3 gushtit.
“Nuk ka pasur asnjë lloj pagese, dhe ne jemi të gatshëm që të japim argumentet dhe bindjet tona kushdo që na fton, cili do grup parlamentar që na fton”, ka thënë ai
Çela ka pranuar se ka marrë tenderin gati gjysmë milioni euro prej Qeverisë së Kosovës, por ka thënë se kjo nuk ka lidhje me qëndrimet e tij për demarkacionin.
“Kam lexu sot në disa portale që është folur për tenderët prej Qeverisë që ne i kemi. Prej vitit 2011 ne kemi realizuar disa projekte me institucionet komunale e qendrore të Kosovës. Kam qenë edhe ekspert në ekipin negociator të Kosovës në bisedimet e Vjenës”, ka thënë Çela.
“Tenderi i fundit është në shtatorin e vitit 2015, dhe në atë kohë ne nuk kemi pas asnjë të dhënë nga Komisioni Shtetëror. Pra kjo nuk ka asnjë relevancë në lidhje me qëndrimet e mia”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...