16 Gusht 2016 - 07:29
Siç e shpjegon Ruairi O’Connell, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, çështja e demarkacionit është një çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi, andaj Britania e Madhe nuk ka asnjë kërkesë rreth kësaj.
Ai, megjithatë, këshillon që vendimi rreth demarkacionit të merret bazuar në faktet dhe jo thashethemet.
Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ambasadori O’Connell ka folur edhe për skandalin e përgjimeve, tashmë të njohur si “Pronto”, duke thënë se në një mënyrë apo tjetër edhe para përgjimeve është ditur se në sistemin publik në Kosovë njerëzit punësohen jo bazuar në aftësitë e tyre profesionale, por në bazë të lidhjeve partiake e familjare.
Në intervistë ambasadori O’Connell flet edhe për mungesën e kulturës politike në Kosovë, duke u shprehur kundër diskursit fyes që po shfaqet në polemikat politike, por në anën tjetër thotë se nuk është kundër protestave, të cilat i konsideron mjet legjitim qytetar, për aq sa ato nuk janë të dhunshme e të dëmshme.
Sipas O’Connell, fjalën kryesore në vend duhet ta kenë qytetarët. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...