Zëvendësdrejtorin e AKI-së dhe zv/komandantin e FSK-së i duan serbët për ta bërë FSK-në ushtri

16 Gusht 2016 - 07:06      

Zëvendësdrejtori i AKI-së dhe zëvendëskomandanti i FSK-së duhet të vijnë nga komuniteti serb, në këmbim të votave të deputetëve të Listës Serbe për ndryshimet kushtetuese, që duhen bërë për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk i ka konfirmuar kushtet e Listës Serbe, për të mbështetur ndryshimet kushtetuese që duhen bërë për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), ato i ka bërë të ditura Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës e grupit 6+.

Balje, e cila njëherësh është zëvendëskryetare e dytë e Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), këto komente i ka bërë në tryezën “Monitorimi i sektorit të sigurisë të Kosovës: mars-korrik 2016”, e cila është organizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), me rastin e publikimit të Observerit të sektorit të sigurisë të Kosovës për periudhën mars-korrik 2016. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...