SHBA: Biden në Kosovë, për të mbështetur zhvillimet demokratike

16 Gusht 2016 - 06:48      

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, do të qëndrojë sot (e martë) në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të institucioneve.

Sipas Ambasadës Amerikane, qëllimi i vizitës së njeriut të dytë në administratën e Barack Obamës është mbështetja e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

“Nënpresidenti vjen në Kosovë për të dëshmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimet demokratike në Kosovë, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve tona”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës dërguar gazetës.

Sipas agjendës së Ambasadës Amerikane në Kosovë, nënpresidenti Joe Biden arrin në Kosovë të martën. Ndërkaq të mërkurën do të ketë takime me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi. Biden po ashtu do të shkojë për vizitë afër kampit “Bondsteel”, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tij të ndjerë, Joseph R. “Beau” Biden. (Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...