Komunave dhe Qeverisë rrallë u përputhen prioritetet

16 Gusht 2016 - 06:27      

Në një tryezë të organizuar nga instituti “Riinvest” është publikuar të hënën studimi “Përputhshmëria e prioriteteve të Qeverisë qendrore më ato të qeverive lokale të rajonit qendër”.

Në këtë studim thuhet se në përgjithësi ka një përputhshmëri jo të lartë mes prioritete të komunave të rajonit qendër dhe prioriteteve të Qeverisë qendrore, shkruan sot Koha Ditore.

“Posaçërisht ka një mungesë të përputhshmërisë në kategorinë e zhvillimit të infrastrukturës dhe zhvillimit të bujqësisë. Në këto dy kategori përputhshmëria është vlerësuar si shumë e ulët në të gjitha komunat me përjashtim të zhvillimit të infrastrukturës në Graçanicë”, thuhet në studim.

Po ashtu përputhshmëria vlerësohet të jetë më e lartë (mesatare ose mbi mesatare) në kategorinë e zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe zhvillimit të industrive konkurruese për komunat e Prishtinës, Podujevës, Graçanicës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...