15 Gusht 2016 - 21:50
“Në Gorazhdec Thaçi u përkul sërish para një pllake përkujtimore në të cilën shkruan: ‘Zrtve albanskih terorista’ (viktima të terroristëve shqiptarë) dhe: ‘Nuk asht aq e tmerrshme të vdiset - por të varrosesh përsëgjalli’. Ky mbishkrim pa asnjë lloj hetimi nuk e pengon kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin që të përkulet para kësaj akuze të paprovuar nga asnjë hetuesi dhe nga asnjë gjykatë”, ka shkruar Matoshi, kolumnist i rregullt i Kohës Ditore.
Sipas tij, me këso aktesh presidenti i vendit për t'u imponu si figurë unifikuese në vend dhe për të hequr dyshimet nga vetja, po paragjykon shqiptarët pa asnjë provë - se paskëshin vrarë këta fëmijë serbë – të cilët vërtet kushdo që i ka vrarë është një kriminel i lig.
“Mirëpo paragjykimi nga ana e presidentit (fajësimi i ‘shqiptarëve terroristë’) edhe nëse gjendet vrasësi (vrasësit) kurrë ma nuk lejon një gjykim të drejtë e të paanshëm lidhur me këtë rast”, ka shkruar Matoshi.
Ai ka kujtuar më tej se më 13 gusht 2003 ishin vrarë nga dora kriminale Ivan Jovović (19) dhe Pantelija Dakić (12), kurse ishin plagosur rëndë shokët e tyre Đorde Ugrenović (20), Bogdan Bukumirić (14), Marko Bogićević (12) dhe Dragana Srbljak (13), derisa po laheshin në Lumbardhë.
“Në anën tjetër, kushdo që ka pas interes me e ditë të vërtetën e di se njësitet e DB-së (spiunet fashiste të Millosheviqit) kanë vra vet fëmijë serbë, për t'i fajësu shqiptarët dhe kjo është provu dhe pranu nga zyrtarët serbë, psh. në rastin e kafeterise ‘Panda’ në Pejë. Atëbotë janë vrarë fëmijët serbë nga vet njësitet serbe për ta legjitimuar agresionin ndaj popullsisë civile në rajonin e Pejës dhe për këtë është akuzuar shefi i ‘Beretave të kuqe’ krimineli me damkë Legija nga vet shefi i Sigurimit të shtetit serb Markoviq, porse Legija ka thane se ai këtë e ka bërë me urdhër të DB-së dhe Markoviqit”, ka thënë Matoshi.
Matoshi ka kujtuar se e kishte thënë edhe në rastin e Grackës së Lipajanit, se Presidenti është dashtë të angazhohet për zbardhjen e këtyre rasteve dhe fajtorët e vërtetë të sillen para drejtësisë, (ka pushtet absolut në vend që 17 vjet) por jo t’i fyejë të gjithë shqiptarët për vrasje, terror e terrorizëm. Ai nuk e ka të drejtën t’i fyejë viktimat civile shqiptare - kam qenë vet viktimë - e kam përjetu ‘holokaustin’ në një kamp përqendrimi serb. Këtë logjikë kurrë s’e pranoj”, ka thënë Matoshi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...