Foto: Koha

Mustafa: Vetëm profesionistë në krye të agjencioneve të pavarura dhe atyre qeveritare

15 Gusht 2016 - 21:03      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, i cili i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të bordeve të agjencioneve të pavarura.

Mustafa ka vlerësuar rëndësinë e këtij memorandumi të bashkëpunimit, duke falënderuar Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kuvendin e Kosovës për kontributin dhe bashkërenditjen.

“Është në interes të institucioneve të Republikës së Kosovës, që ne t’i bëjmë zgjidhjet më të mira sa i përket kuadrove që do të vihen në krye të agjencioneve të pavarura, në krye të agjencioneve qeveritare, por edhe në vende të tjera”, tha kryeministri, duke shtuar se do të bëhen zgjidhjet më të mira duke respektuar anën profesionale, ekspertizën e njerëzve, të cilët do të udhëheqin me këto institucione dhe me kompani publike dhe me agjencione.

Mustafa më tutje ka vlerësuar se zgjidhjet e tilla gjithmonë janë zgjidhjet më të mira të cilat kontribuojnë edhe në implementimin e programit qeveritar dhe të synimeve zhvillimore dhe të zhvillimit demokratik të vendit.

“Qeveria do të jetë e përkushtuar që bashkërisht të punojë që të bëjmë zgjidhjet më të mira dhe po ashtu që të përplotësojmë disa vërejtje të cilat janë dhënë deri më tani edhe në raportin e progresit, vërejtje të cilat i kemi pas edhe ne bashkërisht edhe me kryetarin e Kuvendit në këtë fushë, dhe për të cilat jemi zotuar se ne do të bëjmë ndryshime karshi kërkesave të opinionit publik dhe karshi nevojave që ne duhet t'i bëjmë për ndryshime pozitive”, tha kryeministri Mustafa. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...