Foto: Koha / ilustrim

Kosova ngrit nivelin e sigurisë gjatë vizitës së Bidenit

15 Gusht 2016 - 19:57      

Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili nesër pritet të arrijë në Kosovë, ka thënë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Më tutje, ai i tha Radios Evropa e Lirë, se “policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante, si dhe në koordinim të aktiviteteve bashkëvepruese me strukturat e sigurisë së SHBA-së, që janë përgjegjëse për sigurinë e personalitetit, kanë ndërmarrë masa për ngritjen e nivelit të sigurisë gjatë realizimit të vizitës se Joe Biden në Republikën e Kosovës”.

Pos tjerash, gjatë qëndrimit në Kosovë, Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e djalit të tij, Beau Biden, që ka vdekur vitin e kaluar, në moshën 46 vjeçare nga kanceri në tru. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...