Krasniqi ka një pyetje për ambasadorin O’Connell

15 Gusht 2016 - 19:45      

Zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka pyetur nëse ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell e di hipokrizinë e tre krerëve më të lartë shtetërorë, apo thjeshtë po mundohet që t’u ndihmojë ta tejkalojnë, siç ka thënë ai këtë fazë të vështirë skandalesh.

“Ndërkohë që u japin djemve e vëllezërve tenderë, Mustafa, Thaçi e Veseli, nënshkruajnë memorandume kundër korrupsionit. Ndërkohë që i punësojnë militantët e familjarët, pa konkurruar fare, të njëjtit nënshkruajnë memorandume kundër nepotizmit”, ka thënë Kransiqi.

“Nuk po e kuptoj nëse ambasadori britanik e di këtë hipokrizi, apo thjeshtë po u ndihmon ta tejkalojnë këtë fazë të vështirë skandalesh?!”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...