15 Gusht 2016 - 20:51
Kësaj radhe Autoriteti Kontraktues i Policisë së Kosovës, thotë se ofertuesi e që është kompania “Solid”e cila në fakt që nga krijimi i Policisë së Kosovës ka qenë furnizuesi i saj më këpucë, ka prezantuar një certifikatë të dyshimtë dhe po ashtu arsye tjetër sipas këtij Autoriteti janë se shtroja deri te pjesa e skajshme është kërkuar të jetë 3.5 centimetra ndërsa mostra ishte vetëm 3 cm, raporton KTV.
Tenderi në gushtin e kaluar është anuluar me pretendimin se ishte kurdisur pasi kompania që ishte me çmim më të ulët e që ishte distributori i “Solidit” u tërhoq nga gara pa shpjegim.
Por, drejtori komercial i kësaj kompanie, Ahmet Kuçi thotë se në fakt bëhej fjalë për dy modele të ndryshme këpucësh.
Megjithatë sipas Kuçit , herën e parë, dosja e tenderit të tij kishte qëndruar 80 ditë të plota në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Skënder Hyseni.
Vetëm pas kërkesës së tij, më 24 korrik, Autoritet Kontraktuesi i Policisë më 12 gusht e kishte njoftuar për anulimin e tenderit.
Por problemet mes “Solid”-it dhe Prokurimit të Policisë së Kosovës, sipas Kuçit datojnë 3 vjet më herët në kohën kur në krye të Ministrisë ishte Bajram Rexhepi.
Atëherë “Solid”-i, për herë të parë kishte aplikuar për tenderin e çizmeve dhe pasi ishte eliminuar pavarësisht se kishte ofertën gjysmë milioni euro më të lirë se kompania fitues, e kishe paditur policinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...