15 Gusht 2016 - 19:18
Përmes disa hartave ky komision pretendon që vija kufitare me Malin e Zi është në përputhje të plotë me strategjitë zhvillimore lokale të Komunës së Pejës dhe sipas një dokumenti zyrtar të Komunës së Pejës, shihet se nuk bën pjesë Bjelluha, Çakorri dhe Kulla, raporton KTV.
Madje, sipas këtij komisioni, hartues i strategjisë zhvillimore ishte kryetari i asaj kohe i Pejës, Ali Berisha nga AAK-ja.
Sipas komunikatës edhe ish-kryetarët e Komunës së Pejës dhe kryetari aktual, Gazmend Muhaxheri, e kanë të qartë se kanë administruar e qeverisur me Komunën e Pejës me sipërfaqe 603 km2 me 70 zona kadastrale. Madje, vija kufitare ishte pranuar nga kryetarët e katër komunave të Dukagjinit: Pejës, Istogut, Junikut e Deçanit.
E, debati për demarkacionin po vazhdon edhe në rrjetet sociale.
Një postim i avokatit Arianit Koci për hartat jugosllave, sipas të cilit po tregojnë se Kosova po humb territor, nuk i ka pëlqyer zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecajt.
Në mesin e komenteve të tij, Gecaj duke iu referuar vijës kufitare, i është përgjigjur Kocit se “Na i kanë pre teshat pa na pyetur fare” .
Kjo deklaratë e zëvendësministrit ka nxitur reagimin e sërishëm të atyre që po kundërshtojnë përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi tash e 1 vit.
Zëvendësministri Bajram Gecaj përmes telefonit ka sqaruar se me këtë koment ai ka dashur të thotë se më së paku shqiptarët janë pyetur për vijat kufitare të vitit 1974 të përcaktuara nga komunistët e Jugosllavisë.
Sipas Gecajt, është mu ajo vijë sipas së cilës Kuvendi ka shpallur pavarësinë në 2008 dhe se në bazë të saj është përcaktuar vija e tanishme e kufirit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...