Veseli përcillte çdo lëvizje në institucione edhe para se të inkuadrohej zyrtarisht në politikë [video]

15 Gusht 2016 - 19:12      

Pasi kishte mbyllur Shërbimin Informativ të Kosovës në 2008, Kadri Veseli nuk rrinte kot.

Të paktën ai dinte për çdo lëvizje brenda dhe jashtë institucioneve qeveritare, sepse për çdo gjë i raportohej, pavarësisht se ai u inkuadrua në politikë 1 vit më vonë.

Përgjimet e publikuara nga gazeta online, Insajderi, të bëra gjatë fundvitit të vitit 2011 dhe fillim të vitit 2012, dëshmojnë se Veseli ishte shumë aktiv në prapaskenën politike dhe në vendimmarrje, derisa anëtarësimin zyrtar në PDK e bëri tek në nëntor të 2012-s.

Por pavarësisht kësaj, shefi i shefave, Grabovci zbatonte urdhrat e tij.

Gjatë bisedave mes tyre, dy zyrtarët tash të lartë të PDK-së, flasin për dy pozita të larta në institucione, por janë shumë të kujdesshëm me emrat.

Vetëm në një rast, Grabovci e përmend një emër – Agronin. Nuk dihet nëse flasin për Agron Mustafën apo Agron Thaçin, të dy në pozita të larta në institucione publike.

Në një rast tjetër, Veseli i thotë Grabovcit se është mirë të ecë ai djali, për të cilin thotë se kishin folur dje.

Ndonëse Veseli mundohet të jetë i moderuar në një moment, gjuha e tij bie nën çdo nivel kur opozitën e atëhershme pjesë e së cilës ishte edhe LDK-ja, i etiketon si lopë të këqija e serbëve u thotë ‘shkije’.

Dhe këto komente vijnë, pasi Grabovci i raporton se në një debat në RTK, opozita e kishte akuzuar se Qeveria po e dirigjon Kuvendin.

Fuqia e tij edhe pse nën hije, duket të ketë qenë më e madhja brenda PDK-së, sa në një moment Grabovci me detaje i tregon se çfarë kishte në folur në Bruksel, në emër të shkijeve e “hashkalinjve” siç i quan ai.

Dështimi i kalimit të Ligjit për Prizrenin e kishte nervozuar Veselin, i cili e qorton Grabovcin, duke e quajtur të papërgjegjshëm, e ky i fundit i thotë ‘mos më “trano”.

Këto përgjime dëshmojë ndikimin absolut të Veselit mbi institucionet, ende pa pasur asnjë votë nga populli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...