Sejdiu bën një rikujtim pesëvjeçar të kapjes së shtetit nga “Pronto”

15 Gusht 2016 - 19:01      

Numri dy i Komunës së Prishtinës dhe i lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka shkruar një rikujtim për pushtetin e PDK-së në pesë vjetët e ardhshme.

“Sa për rikujtim: Në vitin 2010 vjedhja industriale e votave u dëshmua, u pranua por edhe u legjitimua duke i lejuar atyre që manipuluan me votën të formojnë qeverinë”, ka thënë Sejdiu, për të kapërcyer te ajo që ndodhi në vitin 2014 me vendimin e Kushtetueses rreth VLAN-it.

“Në vitin 2014 gjykata kushtetuese në shpërputhje të plotë me frymën e kushtetutës nuk i dha një shumice legjitime prej 63 deputetëve të drejtën e formimit të qeverisë vetëm pse PDK nuk ishte pjesë e kësaj qeverie”, ka thënë Sejdiu.

“Dhe pas të dyja këtyre momenteve vendimtare kapja e shtetit u intensifikua, ekonomia u dërmua, zajednica u fillua, ndërsa me ngulm demarkacioni po tentohet. Kaq për demokracinë e klanit printo”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...