Në Hasanbeg ka ende shtëpi që s’janë pastruar, disa pjesë janë dezinfektuar

15 Gusht 2016 - 18:54      

Një javë pas përmbytjeve që kapluan rajonin e Shkupit, në disa lagje dhe shtëpi të Hasanbegut ka filluar dezinfektimi edhe atë në shtëpitë dhe rrugët që janë tharë nga lagështia, ndërkaq kryerja e këtij aksioni edhe në shtëpitë dhe rrugët tjera, pritet të fillojë pas pastrimit të tyre.

Por pavarësisht se dezinfektimi në disa zona ka filluar, në disa të tjera ende nuk është ofruar as edhe një ndihmë e vetme për pastrimin e shtëpive dhe lagjeve të dëmtuara. Banorët shprehen të revoltuar.

Ndërkohë ka vazhduar me punë Komisioni për vlerësimin e dëmeve. Sipas banorëve të kontaktuar nga Alsat, komisioni sot ka bërë vlerësimin e veturave të dëmtuara, ndërkohë gjatë ditëve të kaluara kanë evidentuar dëmet e tokave bujqësore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...