Foto: Reuters

Kosovarët për vizitën e Bidenit: SHBA na ka shpëtuar, u kemi shumë borxh

15 Gusht 2016 - 18:29      

Në një rrugë të ngarkuar në Kosovë është vënë një shenjë e re rrugore para vizitës së Zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, shenjë kjo që tregon se rruga 35 kilometërshe është riemëruar me emrin e djalit të tij, Beau.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se emërimi i rrugëve në Kosovë në bazë të zyrtarëve amerikanë është bërë njëfarë tradite, ku popullata shumicë shqiptare e konsideron Amerikën si shpëtimtarin e tyre që nga sulmet ajrore të NATO-s më 1999 që ndaluan vrasjet nga trupat serbe.

Beau Biden ka punuar në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1998-99, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve lokalë për OSBE-në. Ish-prokurori i përgjithshëm i Delaware vdiq më 2015 nga kanceri në moshën 46 vjeçare.

“Nuk nuk do ta kishim ndihmën e Amerikës, të gjithë shqiptarët do të dëboheshin, askush nuk do mbetej këtu”, ka thënë Naser Sojeva 54 vjeç në fshatin Sojevë, atje ku Biden dhe bashkëshortja e tij Jill të mërkurën do të marrin pjesën në ceremoninë e përurimit të rrugës së dedikuar Beaut, transmeton Koha.net.

“Nëse do ta takojë Bidein të mërkurën, do t’i them: ‘Faleminderit për atë që keni bërë për ne’”, ka thënë Sojeva, i cili ka punuar për 12 vjet si kontraktues civil në bazën ushtarake amerikane dhe ka një dyqan të lëshuar me qira ku shiten suvenire dhe flamuj amerikanë. “U kemi shumë borxh atyre”.

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka rrugë me emra të ish-presidentëve amerikanë, Bill Clinton e George W. Bush, dhe shumë të tjera që përkujtojnë politikanë e gjeneralë ushtarakë amerikanë.

SHBA-ja mban qëndron në Kosovë me disa qindra ushtarë nga mijëra sa kishte pas luftës. Shumë qytetarë në vendin me shumicë myslimane, por në masë të madhe sekularë, e shohin prezencën e tyre si të rëndësishme në ruajtjen e paqes.

“Neve ende na nevojitet mbështetja amerikane. Jemi këtu ku jemi duke iu falënderuar ndihmës së miqve tanë dhe na duhet ndihma e tyre për të ardhmen”, tha 37 vjeçari Bejtë Bejta, punëtor qeveritar.

Reuters thotë se mirëpritja për Bidenin do të jetë pak më e ftohtë në Beograd, kur ai të shkojë atje të martën. Hidhërimi është ende i lartë atje për shkak të bombardimeve të NATO-s më 1999.

Biden pritet t’i shtyjë edhe Kosovën edhe Serbinë që të bëjnë më shumë për të përshpejtuar bisedimet e ndërmjetësuara nga BE për normalizim të marrëdhënieve, që është një kusht për Serbinë për anëtarësim në BE.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...