Festa në lagjen e kampiones [video]

15 Gusht 2016 - 18:00      

Pas festës së zjarrtë në sheshin kryesor të qytetit të Pejës, radha ishte për një tjetër organizim, apo për befasinë më të këndshme për Majlindën.

Familjarë e qytetarë të shumtë, gjatë gjithë ditës kishin organizuar një pritje në lagjen e kampiones Asllan Qeshme, ku Majlinda është rritur e kalitur, për të shënuar më pas suksesin, që kurrë më parë ndonjë sportist tjetër nga Kosova nuk e kishte arritur.

Dhe erdhi momenti i shumëpritur. Majlinda Kelmendi zbarkoi në lagjen e fëmijërisë ... në lagjen ku edhe më tej jeton dhe stërvitë. Me të ardhur ajo, të gjithë të pranishmit shpërthyen në festë, e qielli u ndriçua edhe nga fishekzjarrët.

Ndjenjë e veçantë dhe emocionuese ishte edhe për trajnerin Driton Kuka, i cili atë që nuk e bëri vetë në xhudo për shkak të rrethanave politike të viteve të 90-ta, e arriti me nxënësen e saj Kelmendin, me të cilën padyshim se ndihet krenar.

Në këtë organizim nuk mund të mungonin familjarët e Majlindës, Dritonit, Agronit e Norës, si dhe fëmijë të shumtë që ndiheshin krenar me të arriturat e kampiones olimpike.

Pas përfundimit të pritjes në lagjen e saj, Majlinda Kelmendi, së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe qytetarët e lagjes Asllan Qeshme, u larguan në shtëpi të gëzuar dhe krenar ... për faktin se tashmë në vendin ku ata jetojnë, mund të thonë se jetojmë në lagjen e një kampione të artë Olimpike, jetojmë në lagjen e Majlinda Kelmendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...