15 Gusht 2016 - 17:55
Qendra e qytetit, ishte e stërmbushur, derisa pa ndërpre thirrej emri i Majlindës e Dritonit, ndërsa ata priteshin të vinin në skenën e ngritur nga komuna e Pejës në nderim të tyre.
Aty ishte edhe Distria Krasniqi, e cila tregoi se inspirohet nga Majlinda Kelmendi dhe se synon ta prek Olimpiadën sikurse Majlinda 4 vite më vonë në Tokio.
Dhe rreth orës 22:00, Majlinda Kelmendi, Driton Kuka dhe pjesa tjetër e delegacionit të xhudos, u ngjitën në skenë, së bashku edhe me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxhiri e Ministrin për kulturë rini e sport Kujtim Shala.
Majlinda e Dritoni ishin fjalëpakë, kjo ndoshta edhe nga lodhja, pasi ishin në lëvizje për gati 30 orë, që nga koha kur ishin nisur nga Rio në drejtim të Kosovës.
Që të dy u nderuan me titullin krenaria e Pejës, ndërsa ceremonia përfundoi shpejt, për të vazhduar në drejtim të lagjes ku është rritur Majlinda, lagjes Asllan Qeshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...