Kthimi i Majlindës – Pritja në Prishtinë [video]

15 Gusht 2016 - 17:49      

Nga Aeroporti “Adem Jashari”, kampionia e artë olimpike Majlinda Kelmendi, iu drejtua shesheve të Prishtinës.

Policia veç ishte përgatitur e organizuar dhe qëndronte në gatishmëri për çdo gjë, pasi në drejtim të rrugëve të kryeqytetit, po vinte kampionia olimpike dhe dy herë kampionia botërore dhe evropiane.

Që nga fillimi e deri në fund, në sheshet e Prishtinës mbretëronte atmosferë festive, me dashamirë të sportit që kishin dalë aty, për të përcjellë parakalimin e ekipit të xhudos, njëherësh të vetmit që e bënë krenar Kosovën në ngjarjen më të madhe sportive në botë.

Në krye me Majlinda Kelmendin që në duar kishte dy flamuj, atë të Kosovës dhe flamurin Kombëtar, aty në parakalim së bashku ishin edhe kryetar i federatës së xhudos Agron Kuka, trajneri Driton Kuka si dhe xhudistja, Nora Gjakova.

Nën brohoritje të mëdha u bë parakalimi i Majlindës në sheshet kryesore, i cili më pas vazhdoi edhe nëpër rrugët e tjera të qytetit.

Ky parakalim jashtë protkollit, i mundësoi edhe shumë qytetarëve të tjerë që nga banesa e shtëpi të ndryshme, ta përshëndesin Kelmendin dhe ta shohin më nga afër shkëlqimin e medaljes së artë që Majlinda e fitoi në Rio e tani e mbante me krenari në qafë.

Kështu, për rreth një orë Prishtina shijoj parakalimi më triumfues të bërë ndonjëherë nga ndonjë sportistë nëpër rrugët e këtij qytetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...