15 Gusht 2016 - 17:42
Interesimi i mediave i jashtëzakonshëm, me pjesëmarrje të mediave nga Kosova e shtete të ndryshme të Evropës, e qe pati të pranishëm edhe gazetarë të mediave nga Brazili.
Ndërkohë përgatitjet nga organizatori, kryheshin në minutat e fundit, dhe kur punët lihen në fund, ndodhin edhe gafat si ajo në banerët e mirëseardhjes.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ mirëpret kampionen e botës 2016, Majlinda Kelmendi”, shkruhej në banerin e mirëseardhjes në sallën e konferencës, ndërsa Kelmendi në vendlindje po kthehej si kampione e artë olimpike.
Tutje, rreth orës 18:00 pasdite, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi së bashku edhe me medaljen e artë në qafë, preki tokën e Kosovës, derisa aty për ta nderuar ishin kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, Ministri për Kulturë Rini e Sport Kujtim Shala, zyrtarë të tjerë shtetëror e familjarë të delegacionit të Xhudos si dhe adhurues të sportit.
Emocionet e Majlindës tani kishin një dimension tjetër, pasi u rikthye në atdhe dhe atë me suksesin më të madh të karrierës së saj.
Pas mirëseardhjes, Majlinda Kelmendi së bashku me pjesën tjetër të delegacionit të Xhudos, zhvilluan një takim të shkurtër me Kryeministrin Mustafa Ministrin për Kulturë Rini e Sport Shala dhe zyrtarë të tjerë shtetëror, ku shkurtazi shkëmbyen përvojën e Rios dhe emocionet e triumfit.
Në anën tjetër, gazetarët prisnin në sallë fillimin e konferencës.
Pak minuta më vonë se që ishte në agjendë, e arta e Kosovës doli në konferencë, derisa nuk munguan as duartrokitjet në këtë moment.
Kryeministri i Republikës së Kosovës si një nga nikoqirët e pritjes, hapi konferencën duke shfaqur krenarinë për suksesin e Majlindës.
Ndërsa Majlinda Kelmendi duke shfaqur detajet nga ballafaqimet në Rio, potencoi se më meritori për suksesin e saj është Driton Kuka, i cili deri vonë kishte qenë mbështetësi kryesor i saj, në mungesë të mbështetjes nga shteti vite më parë.
E pyetur se çka do të bëjë tani pasi arritjes së të gjitha sukseseve, Kelmendi me 25 vjet mbi supe, tha se ka ende për të dhënë dhe se larg është pensionimi.
E arkitekti i këtij suksesi, Driton Kuka, tha se ky është tregimi më i bukur i jetës së tij.
Kuka po ashtu i kujtoj Qeverisë një premtim për një palestër të Xhudos në Pejë.
E lidhur me këtë kryeministri Mustafa premtoj se idetë e Driton Kukës do të kenë mbështetje.
Jashtë ambienteve të aeroportit Adem Jashari, qytetarë të shumtë prisnin daljen e Majlinda Kelmendit.
Me thirrje Majlinda Kelmendi e Driton Kuka, ata elektrizuan masën e pranishme aty, derisa pas pak minutave u nisën në drejtim të kryeqytetit, Prishitinës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...