15 Gusht 2016 - 15:54
Kjo u bë e ditur sot, në promovimin e numrit të katërt të vëllimit të parë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës të zhvilluar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave(KIPRED) e ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, kryesisht të fushës së sigurisë.
Sipas raportit të promovuar sot, Forca e Sigurisë së Kosovës sa i përket besueshmërisë sipas etnisë; besimin më të lartë në FSK e kanë shqiptarët, por vlen të përmendet këtu se krahasuar me shkurtin e vitit 2016, besueshmëria e komunitetit serb për Ministrinë e FSK-së dhe për FSK-në është rritur në shkallën prej 0.5 përqind për Ministrinë, përkatësisht 0.3 për qind për FSK-në.
Rezultatet e hulumtimit të këtij raporti përfshijnë një periudhë kohore prej tre muajve, pra 15 mars-15 korrik 2016, dhe siç u tha gjatë promovimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, fokusi kryesor ka qenë në dy tema kyçe, sipas KIPRED-it; çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me NATO-n.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...