Foto: Koha

“Lista Serbe demarkacionin, Kosova Telekomin e Serbisë”

15 Gusht 2016 - 15:20      

Forumi Kombëtar serb (Srpski Nacionalni Forum - SNF) mendon se “Srpska Lista” ka dalë nga korniza e “mandatit dhe e logjikës politike”, duke ofruar, siç ka thënë, përkrahjen për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi e për kompensim të kërkojë vendosjen e bazave mobile të Telekom Serbija (MTS), transmeton Koha.net.

Siç shkruan në kumtesën e SNF-së që e përcjell radiokim, lidhur me deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të listës “Srpska” në Parlamentin e Kosovës, se kjo listë do t’i japë përkrahje të plotë votimit të Marrëveshjes për demarkacion për kufirin me Malin e Zi nëse Kosova mundëson vendosjen e stacioneve bazë mobile të Telekomit të Serbisë (MTS), me “tmerrim konstaton se kësaj radhe “Srpska” vërtet ka kaluar të gjithë kufijtë si të mandatit ashtu edhe të logjikës politike”.

Lidhur me këtë, SNF shtron pyetjen: Prej nga Slavko Simiqit dhe “Srpskas” mandati të vendosë për çështje shtetërore të Serbisë? A ka marrë “Srpska” instruksione për këtë këmbim dhe nga kush”, pyet SNF.

“A është kjo kumtesë uverturë e ‘Srpskas’ që para takimit të sotëm në Bruksel Marko Gjuriqin ta poentojë sërish 5:0”, duke shtuar se cili është hapi i ardhshëm i “Srpska-s”? Ta votojë Ushtrinë e Kosovës e për këtë të marrë një TV kolor?”, përfundon kumtesa.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...