Thaçi vuri kurorë në memorialin e të rinjve në Gorazhdec

15 Gusht 2016 - 14:54      

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës së përkujtimores, në Stara Grackë, një muaj më parë, sot të njëjtën gjë e ka bërë edhe në përkujtimoren e dy të rinjve serbë në Gorazhdec, të vrarë para 14 vjetësh, transmeton Koha.net.

Në të dy rastet ende nuk është zbardhur vrasja e serbëve.

Për vënien e kurorës, Thaçi ka njoftuar në Facebook:

Askush nuk do të mund të vrasë të ardhmen, lojën dhe gëzimin e fëmijëve të Kosovës

Sot vura kurorë lulesh në këtë memorial për të përkujtuar sulmin kriminal kundër të rinjve të fshatit Gorazhdec, 14 vite më parë, në të cilin u vranë dy të rinj e u plagosën katër të tjerë.

E drejta për jetë është e drejtë fundamentale për të gjithë.

E tillë do të duhej të ishte edhe për rreth 400 fëmijë shqiptarë nën moshën 15 vjeç që gjatë luftës u vranë nga shteti i Serbisë.

Ndërkaq, këta fëmijë këtu u vranë nga dora kriminale e jo nga shteti.

Këta fëmijë këtu u vranë e u plagosën duke luajtur, por zotohem se nuk do të ketë forcë e as dorë kriminale që do të vrasë të ardhmen, lojën dhe gëzimin e fëmijëve të Kosovës.

KURRË MË!

Prandaj, sot LUTEM dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të të gjitha komuniteteve.

Do të punojmë që çdo krim të zbardhet dhe të ndëshkohet.

Krimi është krim kundër kujtdo qoftë të jetë bërë apo nga kushdo qoftë që është kryer.

Gjithashtu, edhe një herë insistoj që të zbardhet fati i te gjithë të zhdukurve, qofshin shqiptarë, serbë apo romë apo çfarëdo komuniteti tjetër.

Të gjithë kemi përgjegjësi të punojmë në këtë drejtim.
Kemi përgjegjësi para familjeve te tyre dhe së ardhmes së fëmijëve tanë.

Ne duhet ta ndihmojmë njeri tjetrin.

Sot, kur po punojmë për të ndërtuar paqe, për pajtim dhe bashkëpunim në mes të popujve të rajonit, është e rëndësishme të theksojmë se për pajtim të sinqertë është e nevojshme drejtësia.

Pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve është i mundur dhe do të ndodhë.

Ky hap do të thotë paqe për rajonin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...