
15 Gusht 2016 - 14:11
Kumtesa, pasi tregon kohën e zhvillimit të festivalit (5 - 13 gusht 2016, Prizren) thotë se gjatë kësaj periudhe, me pjesëmarrjes rekorde të shtëpive filmike nga 57 shtete, shfaqjes së rreth 238 filmave si dhe pjesëmarrjes së rregullt të rreth 15000-25.000 mysafirëve, nuk ka pasur incidente të mëdha.
Polica, thotë kumtesa, është përkujdesur për sigurinë e pjesëmarrësve dhe shton se për punën që ka bërë, policia ka marrë mirënjohje të veçantë.
Incidentet e raportuara gjatë festivalit, shton kumtesa, nuk i tejkalojnë shifrat që raportohen zakonisht gjatë kohës së verës dhe kryesisht janë të natyrës së lehtë me të cilat është marrë policia dhe janë raportuar në prokurorinë e shtetit, transmeton Koha.net.
Sipas të dhënave të policisë në Prizren, gjatë DokuFestit, për posedim të paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike janë iniciuar 19 raste, me urdhër të prokurorit janë ndaluar 5 persona kurse 14 të dyshuar ndiqen sipas procedurës së rregullt.
Duhet cekur se bëhet fjalë për persona të njohur që më parë për policinë, thekson kumtesa.
Të gjitha rastet e raportuara nuk ia zbehin imazhin dhe vlerën e festivalit dhe konsiderohen raste të izoluara që nuk paraqesin rrezikim të sigurisë individuale ose të përgjithshme për pjesëmarrësit, përfundon kumtesa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...