
15 Gusht 2016 - 13:40
“Qytetarët duan suksese e jo sherre e debat të panevojshme”, ka thënë Mustafa në Facebook.
Ai ka shkruar:
Majlinda Kelmendi, dje, solli në Kosovën tonë Medaljen e parë dhe të Artë Olimpike. Ajo solli gëzim në secilën familje. Mënyra se si u prit Majlinda në Aeroport dhe në rrugët e Prishtinës dhe të qytetit të saj të lindjes, Pejës është tregues çka duan qytetarët. Ata duan suksese. Nuk duan sherre e debate të panevojshme.
Në ditën e djeshme filloi zbatimi i strategjisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Majlinda dhe Ura e Ibrit e përmbyllen mirë një javë të gjatë e mot të paqëndrueshëm vere.
Këtë javë e nisëm me nënshkrimin e Marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit, Qeverisë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për ofrimin e mbështetjes në rekrutimin e pozitave të larta.
Marrëveshja do të na mundësojë të vendosim standarde të reja në menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të tjera.
Nga Brukseli presim lajme për ta pajisur Kosovën me Kodin e vet ndërkombëtar telefonik.
Kosovën e nderon me vizitë burrështetasi i lartë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.
Këto lajme të mira duhet ti përjetojmë të gjithë ne!
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...