Foto: Koha

Veseli ndryshe paraqitet në opinion e ndryshe prapa skenave politike

15 Gusht 2016 - 12:57      

Shefi i PDK-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndryshe nga ç’është paraqitur sot pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën britanik, paraqitet prapa skenave publike.

Në vazhdën e publikimit të bisedave të përgjuara, protagonisti kryesor i tyre, Adem Grabovci, shfaqet duke folur me ish-kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli. Por pavarësisht se në kohën kur Grabovcit i ishin përgjuar telefonatat, Veseli nuk kishte ndonjë funksion publik, ai tregon fuqinë që kishte karshi shumë proceseve, raporton KTV.

Për Grabovcin, çdo kërkesë e Veselit, ishte urdhër dhe asnjërën prej tyre, nuk e kundërshtonte. Përgjimet e publikuara nga Insajderi, dëshmojnë se Veseli edhe pse në atë kohë nuk kishte ndonjë funksion publik, ishte shumë aktiv në prapaskenën e jetës politike dhe në vendimmarrje. “Ti i merr vendimet, unë i zbatoj”, i thoshte Grabovci Veselit.

Gjatë bisedave mes tyre, dy zyrtarët e lartë të PDK-së flasin për dy pozita të larta në institucione, por nuk ua përmendin emrat. Vetëm në një rast, Grabovci e përmend një emër – Agronin. Nuk dihet nëse flasin për Agron Mustafën, apo Agron Thaçin, drejtorin e Infrakosit. Në një rast tjetër, Veseli i thotë Grabovcit se është mirë të ecë ai djali, për të cilin thotë se kishin folur dje.

Gjithashtu, në këto biseda flitet edhe për Ligjit e Prizrenit, që në atë kohë kishte dështuar të votohej në Kuvend, për çka Veseli e qortonte Grabovcin.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...