Komunat e vogla me probleme financiare

15 Gusht 2016 - 11:48      

Instituti Riinvest organizoi tryezën “Përputhshmëria e prioriteteve të Qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale të rajonit Qendër”.

Qëllimi i këtij studimi është të identifikojë dhe vlerësojë përputhshmërinë e prioriteteve të zhvillimit rajonal konkretisht rajonit ekonomik Qendër dhe prioriteteve kombëtare të adresuara nga Qeveria qendër , tha Alban Hashani nga Instituti Riinvest.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Sokol Havolli tha se problemet e nivelit lokal janë specifike, por Qeveria ka dokumentet në hartimin e strategjive. Ai tha se në strategjinë kombëtare janë paraparë edhe reformat ekonomike.

"Përtej këtyre dokumenteve kryeministri Isa Mustafa ka pasur vazhdimisht takime nëpër komuna të Kosovës dhe janë identifikuar problemet, por gjithnjë këto kërkojnë zgjidhje me anë të politikave buxhetore. Komunat e mëdha nuk kanë probleme financiare siç është Prishtina, por janë komunat e vogla që kanë probleme financiare siç është komuna e Obiliqit", citon kp të ketë thënë Havolli.

Ai tha se janë edhe dy komponentë kryesore për komunat, qarkorja e buxhetit dhe fusha e dytë është komisioni i granteve. Në këtë tryezë u identifikuan fushat kryesore për komunat, si industritë konkurruese, infrastruktura dhe bujqësia 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...