Foto: Koha

O‘Connell: Nepotizmi dhe klientelizmi shkatërrojnë shtetin [video]

15 Gusht 2016 - 11:43      

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell sot ka folur rreth përgjimeve të zbardhura për punësimet me lidhje familjare e baza partiake në Kosovë, raporton KTV.

Ai theksoi se punësimi në baza partiake nuk është i mirë. Këtë e kemi dëgjuar edhe tani në përgjimet që janë publikuar. Punësimi i njerëzve për t'i kthyer borxhin dikujt nuk është në rregull sepse shteti nuk funksion ashtu dhe nepotizmi dhe klientelizmi shkatërrojnë shtetin.

Ambasada britanike, tha O’Connell do të financojë një kompani të pavarur e cila do të zgjedhë kandidatët dhe do të rekrutojë personat e kualifikuar.

“Ambasada britanike nuk do të vendos për juve, sepse ju jeni populli i që kërkoni që të respektoheni dhe të ketë punësime në baza meritore”, tha O’Connell.

Këto deklarata ai i bëri pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilin e nënshkruan ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe kryeministri i vendit Isa Mustafa.

Pas nënshkrimit foli edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i cili theksoi se “është në interes të Kosovës që ne të kemi kuadrot më të kualifikuara. Si Qeveri do të jemi të përkushtuar që të punojmë bashkërisht dhe do të bëjmë ndryshime bazuar në kërkesat e miqve tanë dhe publikut”.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka theksuar se ne gjithë i kemi ditur problemet ku i kemi dhe e dimë se në cilën gjendje jemi. Duhet të ndryshojmë këtë praktikë. Nepotizmi është gjendje që ka ndodhur tash e 16 vite por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ecim përpara.

Inkurajoj të gjithë të rinjtë që të konkurrojnë në ndërmarrje publike. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...