Tre deri në pesë mijë përdorues aktivë të drogës në Kosovë

15 Gusht 2016 - 07:00      

Në Kosovë janë 3.000 deri në 5.000 përdorues problematikë të drogës që janë të varur dhe që e përdorin rregullisht dhe kanë problem me ligjin, kanë bërë të ditur Policia dhe një terapist i njohur kosovar i përdoruesve të drogave.

Më shqetësuese, sipas tyre, është se po rritet vazhdimisht numri i përdoruesve të drogave nga moshat e reja, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtuesi i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labirinth”, Safet Blakaj, ka thënë se droga e tipit heroinë ka shënuar rënie të dukshme, posaçërisht tek të rinjtë derisa ngritje ka pasur tek drogat e tipit kokainë si dhe amfetamin ose speed.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se për luftimin e dukurive negative në shoqëri, përveç veprimeve aktive policore është e domosdoshme ndërmarrja e masave proaktive. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...