15 Gusht 2016 - 06:20
Megjithatë, informatat zyrtare të lëshuara nga palët pjesëmarrëse të dialogut nuk flasin për të njëjtat tema - derisa delegacioni i Kosovës thotë se në Bruksel do të diskutohet rreth përmbylljes së marrëveshjes për kodin e veçantë telefonik të Kosovës, që duhet të jetë +383, pala serbe thotë se diskutimet do të bëhen edhe rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe rreth “funksionimit të Telekomit të Serbisë” në territorin e Kosovës.
Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se në raundin e kaluar të bisedimeve, të mbajtur më 2 dhe 3 gusht, “ka pasur përparime në drejtim të përfundimit të hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetëror për Kosovën 383 nga ana e ITU-së”, dhe se takimi i së hënës në Bruksel “do të synojë që të rrumbullakojë të gjithë hapat edhe për këtë qëllim”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...