Haziri dënon sulmin në xhaminë e Velekincës, thërret për qetësi

14 Gusht 2016 - 23:16      

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar rastin e dëmtimit të objektit të xhamisë në fshatin Velekincë, nga shtetasi i Kosovës me etni serb, i cili deri më tani nuk dihet se me çfarë motive e ka kryer veprën.

Në njoftimin e Komunës së Gjilanit, thuhet se sipas dyshimeve të para të policisë, i dyshuari ka probleme psikike.

Haziri ka falënderuar Policinë e Kosovës të Komunës së Gjilanit, për aksionin e kryer me sukses në parandalim dhe arrestimin e të dyshuarit, sikur që ka falënderuar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Aliu, imamin e xhamisë, Remzi Halimi dhe banorët e Velekincës.

“Rasti që ka ndodhur në fshatin Velekincë në dëmtimin e kupolës së xhamisë, është një rast që Komuna e Gjilanit e dënon ashpër, sepse raste të tilla nuk i shërbejnë aspak klimës së krijuar për shumë vite në sigurinë publike në Gjilan”, ka thënë kryetari Haziri, duke apeluar për qetësi dhe gjakftohtësi nga të gjithë qytetarët e Gjilanit.

Ndërsa, në njoftimin e shkurtër të komandantit të Stacionit Policor në Gjilan, Remzi Azemi, thuhet se pas informatës së pranuar, Policia e Kosovës me njësitet e saja, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer punën profesionale për krijim të sigurisë. Është arrestuar një qytetar i dyshuar, që është nga komuniteti serb, i cili sipas Azemit ka arritur që ta dëmtojë kupolën e xhamisë për motive ende të pa njohura.

Azemi ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, ndërsa ka bërë të ditur se prokurori ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar. Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës të gjitha njësitet intervenuese, e posaçërisht Njësinë Speciale të Stacionit të Gjilanit, për intervenimin profesional dhe arrestimin e të dyshuarit, i cili ka probleme psikike.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...