14 Gusht 2016 - 23:08
E ka quajtur shtazarake mënyrën e vrasjes.
“Emigrantin shqiptar Pëllumb Marinkolaj e masakrojnë shtazërisht për vdekje ne komisariatin e Policisë Kato Patisia të Athinës! Të dashur miq, një lajm horror kanë përhapur mediat online rreth vrasjes me masakrim nga policë grekë brenda në një komisariat policie në kryeqytetin helen të të riut shqiptar emigrant në Greqi, Pëllumb Marinkolaj dhe fshehjen e këtij krimi monstruoz nga autoritetet policore greke për më se 10 ditë”, ka shkruar Berisha.
“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës të këtij akti barbar, i bëj thirrje autoriteteve greke të zbardhin me transparencë të plotë këtë akt të shëmtuar kriminal shtetëror dhe të vendosin para ligjit autorët dhe fshehësit e tij”, ka shtuar më tej Berisha.
“Dënoj gjithashtu heshtjen e turpshme të autoriteteve zyrtare shqiptare me masakrimin barabar të të riut shqiptar në komisariatin e policisë greke”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...