Pejanët gati ta presin Majlindën

14 Gusht 2016 - 21:39      

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Pejë për ta pritur Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, trajnerin e tyre Driton Kukën e kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Kelmendi, që i solli Kosovës medaljen e parë të artë në histori, do të përshëndetet me bashkëqytetarët e saj në qytetin perëndimor të Kosovës, pas ndalesës që ka pasur në kryeqytet ku është përshëndetur po ashtu nga mijëra qytetarë në defileun e autobusit të hapur.

Në Pejë ajo pritet të flasë para masës së tubuar në qendër të qytetit. Ngjarja pritet të ndodhë pas pak, dhe KTV-ja, Arta dhe Koha.net do ta transmetojnë drejtpërdrejt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...