Mustafa: Shteti dhe qytetarët krenohen me sportistët që ishin në Rio

14 Gusht 2016 - 21:10      

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se shteti dhe qytetarët e vendit i janë mirënjohës dhe krenohen me Majlinda Kelmendin që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Mustafa sot priti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ekipin kosovar të xhudos pas kthimit nga Brazili, ndërsa në kuadër të pritjes shtetërore Majlinda parakaloi me autobus të hapur në sheshet e Prishtinsë.

“Me nderimet më të larta shtetërore dhe me shumë emocione pozitive pritëm sot në Atdhe medalisten tonë të artë olimpike, krenarinë e Kosovës, Majlinda Kelmendi. Pritje madhështore, kampiones tonë të shumëfishtë ndërkombëtare dhe sportistëve tjerë, i bënë edhe qytetarët në të gjithë Prishtinën. Medalja e Artë në Lojërat Olimpike të Rios është një e arritur kulmore për sportin, qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Falë punës vetëmohuese, talentit të rrallë dhe trajnimeve nga më i miri trajner në botën e xhudos, Driton Kuka, Majlinda e vendosi Kosovën në listën e ngushtë të shteteve të Arta të botës. Shteti dhe qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës dhe krenohen pa masë me Majlindën dhe sportistët tjerë që na bënë përfaqësuan me shumë dinjitet në Rio”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...