Tash 6 vjet vendimi i Komunës së Podujevës për Zonë Industriale mbetet vetëm në letër [video]

14 Gusht 2016 - 20:39      

Janë bërë më shumë se gjashtë vjet prej kur Kuvendi Komunal i Podujevës e kishte miratuar një vendim, në të cilin caktohej vendi për ndërtimin e një zone industriale në fshatin Livadicë.

Por, prej asaj kohe asgjë pos atij vendimi nuk ka ndryshuar.

Toka prej 37 hektarësh i takonte kooperativës bujqësore “Përparimi”, ndërsa Komuna e Podujevës kishte kërkuar disa herë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që të mos e privatizonte këtë pjesë.

Opozita në Podujevë thotë se Ekzekutivi i Podujevës nuk ka ide se si ta hapë zonën industriale.

E në komunën e Podujevës thonë se arsye e mosrealizimit të këtij projekti është mungesa e një përgjigjeje nga AKP-ja dhe Qeveria e Kosovës.

Në anën tjetër, në AKP thonë se kërkesa e Komunës së Podujevës nuk ishte bërë në përputhje me Ligjin në fuqi, që mundëson këmbimin e pronave shoqërore me ato komunale ndërmjet AKP-së dhe komunave.

Ndryshe, Komuna e Podujevës asnjëherë nuk ka ndarë mjete për hapjen e kësaj zone.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...