14 Gusht 2016 - 19:13
Marrëveshja e arritur në Bruksel një vit më parë për lëvizjen e lirë, filloi të jetësohet vetëm këtë të diel, me nisjen e punimeve mbi urën kryesore të lumit Ibër.
Paralajmërimeve të shumta për rivitalizimin dhe hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër tashmë u ka ardhur fundi. Me dy muaj vonesë, Bashkimi Evropian tashmë ka nisur punimet për largimin e saj. Barrikada prapa nesh e ashtuquajtur “parku i Paqes”, ishte vendosur në qershor të vitit 2014 nga autoritete lokale të Mitrovicës Veriore, e cila është vendosur vetëm disa orë pas largimit të rërës dhe gurëve.
E për t’u siguruar se gjithçka po shkon në rregull, këtu doli kryetari i komunës së jugut, Agim Bahtiri, i cili arsyetoi mungesën e kolegut të tij nga Veriu, Goran Rakiq, që tha se gjendet jashtë vendit.
Bahtiri theksoi se kjo urë do të jetë gati për lëvizje në janar të vitit të ardhshëm.
E ata të cilët tash e sa vite jetuan me një barrikadë në mes të qytetit të tyre, po shpresojnë se me largimin e saj, jeta e tyre dhe marrëdhëniet me serbët do të përmirësohen dhe lehtësohen.
Pajtim dhe jetesë pa incidente po duan edhe banorët serbë të veriut.
“Do zoti vetëm për të mirë dhe që njerëzit të pajtohen, që kjo barrikadë të hiqet dhe ne të lëvizim lirshëm e jo të themi se frikësohem prej atij ose prej këtij. Prej askujt nuk kemi nevojë të frikësohemi, të gjithë jemi të njëjtë”, ka thënë një qytetar serb.
Krahas rivitalizimit të urës parashihet edhe rikonstruktimi i rrugës kryesore në veri të këtij qyteti, që do të shndërrohet në zonë për këmbësorë, përkatësisht shesh, i cili do të mbajë emrin “Mbreti Petër”.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe punimet do të kryhen nga një kompani e kontraktuar nga BE-ja.
Punimet parashihet të përfundojnë pas 5 muajsh dhe kjo pjesë pritet të hapet për qarkullim me 20 janar të vitit 2017.
E derisa punimet të përfundojnë për rivitalizimin e urës, problem tjetër për këtë qytet do të vazhdojë të mbetet përcaktimi i kufirit administrativ mes komunës së Veriut dhe asaj të Jugut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...