Mustafa: Medalja e artë e Majlindës dhuratë për shtetin dhe kombin

14 Gusht 2016 - 18:27      

Kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur dhuratë për shtetin dhe për kombin shqiptar në përgjithësi suksesin e jashtëzakonshëm të xhudistes Majlinda Kelmendi.

“Kemi kënaqësinë që të presim sot sportisten Majlinda Kelmendi, që arriti një sukses të jashtëzakonshëm, falë një pune të palodhshme të saj dhe të trajnerit të saj, të një vetmohimi e të një sakrifice që ajo e ka bërë për të arritur deri te ky sukses”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

“Me këtë sukses Majlinda Kelmendi i ka bërë një dhuratë shumë të madhe shtetit dhe kombit, sepse të gjithë shqiptarët i janë gëzuar suksesit të Kelmendit”, ka thënë ai.

__________________________________________________________ 

(18:30) - Pas fjalëve që Kelmendi i ka thënë për trajnerin e saj Driton Kuka, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se e ka të vështirë që të bëhen komente për trajnerin.

“Një trajner i tillë meriton përkrahjen më të madhe. Këtu është edhe Ministri i Kulturës e Sportit dhe e ka edhe përkushtimin tonë për të avancuar edhe më tej këtë sport”, ka thënë Mustafa.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...