Majko: Mitrovicës po i “pastrohet” ura mbi Ibër

14 Gusht 2016 - 17:20      

Fillimit të punimeve për lirimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, i është gëzuar edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ish kryeministri shqiptar përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se largimi i barrikadave mbi lumin Ibër në Mitrovicë, është shpresë për nesër. Majko shkruan se ajo ishte një rrënojë e kujtesës ballkanike që barazonte kufijtë me identitetin.

“Mitrovicës po i ‘pastrohet’ ura mbi Ibër. Ajo ishte një rrënojë e kujtesës ballkanike që barazonte kufijtë me identitetin. Shpresë për nesër”, shkruan Majko.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...