Foto: Koha

Nis puna në zhbllokimin e urës së Ibrit [foto/video]

14 Gusht 2016 - 11:11      

Nën përcjelljen e forcave të Policisë së Kosovës, kanë filluar punimet në revitalizimin e urës së Ibrit në Mitrovicë në bazë të marrëveshjes së fundit të arritur mes Kosovës e Serbisë.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka konfirmuar ditë më parë se më 14 gusht do të nisin punimet për zhbllokimin e urës, ndërsa homologu i saj serb në bisedimet në Bruksel, Marko Gjuriq, ka thënë se kjo po bëhet me kusht të ndërtimit të një shëtitoreje në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës, pranë sheshit “Car Llazar”, raporton Koha.net.

Zbatues i këtij projekti është Bashkimi Evropian ndërsa data e fundit për hapjen e urës, rrjedhimisht përfundimit të punimeve në shëtitoren në veri të vendit, është data 20 janar, 2017.

Gjuriq ka thënë po ashtu se hapja e urës është kushtëzuar edhe me vendosjen e një postblloku të KFOR-it dhe të forcave serbe të Policisë së Kosovës pranë urës në pjesën veriore të Mitrovicës.  

Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, nuk ka marrë pjesë në fillimin e punimeve mbi lumin Ibër.

Barrikada mbi urën kryesore u vendos në korrik të vitit 2011, në shenjë kundërshtimi ndaj ndërhyrjes së forcave të posaçme të policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri.

Ajo u zëvendësua me bllokada të reja duke nxitur reagimet e qytetarëve për mungesë të lirisë së lëvizjes.

Në gusht të vitit 2015, palët në takimin e Brukselit u pajtuan që ura të lirohet për qarkullim, por i gjithë procesi u shty për gati një vit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...