Foto: Koha / arkiv

BE: Ura e Ibrit, simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë

14 Gusht 2016 - 09:52      

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka dhënë detaje lidhur me punimet ndërtimore në urën e Mitrovicës, të cilat fillojnë sot.

Sipas zyrës së BE-së, revitalizimi i urës do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e kontakteve ndërmjet njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe më tej.

Nëpërmjet një komunikate, Zyra e BE-së në Prishtinë thotë se puna ndërtimore në urë do të fillojë sot në mëngjes në orën 10:00 duke iu qasur vendpunimit përmes rrugës në pjesën jugore.

“Me fillimin e implementimit të kësaj marrëveshjeje, ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Ura e Mitrovicës pritet të hapet për këmbësorë dhe për automjete në të dyja drejtimet sipas rekomandimeve nga vlerësimi teknik dhe dizajni arkitekturor për të cilin janë dakorduar të dyja palët në qershor 2015. Bashkë me të dy kryetarët e komunave, një grup punues do të monitorojë dhe shqyrtojë rregullisht kushtet mbizotëruese politike dhe të sigurisë në ato komuna gjatë dhe pas procesit të rivitalizimit. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, në pajtueshmëri me mandatet e tyre përkatëse, do të sigurojnë mjedis të qetë dhe të sigurt thuhet në komunikatë.

Punimet në këtë urë po fillojnë pas marrëveshjes së kohëve të fundit ndërmjet ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe kryenegociatorit serb, Marko Gjuriq, implementimi i marrëveshjes nga Dialogu Beograd-Prishtinë, lidhur me urën në Mitrovicë.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...