Foto: Koha

Artisti i hendbollit

14 Gusht 2016 - 07:30      

Ismet Jupës i ka mbetur merak që nuk ia ka dalë t’i pasqyrojë hollësisht rrëfimet e aktorit të ndjerë, Faruk Begolli, në librin “Historiku i hendbollit ferizajas: 1956-1990”. I kishte shkuar kastile në vizitë për këtë punë, por Begolli po e luftonte sëmundjen e rëndë që do t’ia merrte jetën më 2007, në moshën 63-vjeçare.

“Nuk i kujtoheshin mirë ngjarjet”, thekson me keqardhje Jupa, që menjëherë pas luftës kishte nisur t’ua hiqte pluhurin dokumenteve e materialeve zyrtare të hendbollit kosovar, që do të kulmonte në vitet shtatëdhjetë e tetëdhjetë me pjesëmarrjen e Borcit të Ferizajt në elitën jugosllave në tetë kampionate, shkruan sot “Koha Ditore”.

Jupa, lindur më 1946, në Ferizaj, dy vjet pas Begollit nga Peja, i kujton edhe sot paraqitjet e gardianit pejan në portën e ekipit ferizajas në fushën e betontë prapa stadiumit “Ismet Shabani”. Në anën lindore, Jupa dhe rreth dy mijë shikues të tjerë, po mahniteshin me pritjet e Begollit. Por, trajneri i parë i përfaqësueses së Kosovës së pavarur në konkurrencën e femrave, donte t’i dëgjonte kujtimet prej gojës së vet artistit të njohur shqiptar në ish-Jugosllavi... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...