13 Gusht 2016 - 23:11
Ndërsa shkrimi kryesor i këtij numri, me po të njëjtin titull, i kushtohet suksesit të krenarisë kosovare.
Nga Brazili, për këtë temë vjen shkrimi me titull “Nga Rio për Kosovën – me dashuri”.
Xhudistja e artë e Kosovës është kryefjalë edhe në shkrimin dekanit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Musa Selimi, në faqet 10 dhe 11.
“Populli i Brazilit e njeh Kosovën” është reportazhi, të cilin Xhemajl Rexha e sjell për lexuesit e ‘Kohës Ditore’ këtë të diel.
Në faqet e rubrikës “Bota” mund të lexoni për “Revolucionin e ri të rinisë kubane” dhe për gazetën indiane vetëm për femra, që thyen tabutë gjinore.
Në “7 shkronja” lexuesit mund të mësojnë më shumë rreth balerinës Teuta Krasniqi.
Ndërsa, Wadham Peacock sjell fejtonin “Shqipëria – në Evropë, por jo edhe pjesë e saj”.
Shkrimi “Artisti i hendbollit”, kushtuar aktorit të ndjerë Faruk Begolli, mbulon faqet e rubrikës “Kosovarçe”.
Nga DokuFesti, në faqet e kulturës, vjen shkrimi “Piratët që pushtojnë botën me tinguj unikë”.
Në “Monument” mund të lexoni për “Shtëpinë e ëndrrave të pasanikut nga Rahoveci”.
Frank Zappa para vetvetes në “Eat that Question”, është shkrimi që zë vend në rubrikën e filmit.
Ndërkaq, “Kioska e yjeve” është shkrimi kryesor në rubrikën e sportit.
Në këtë rubrikë mund të lexoni edhe shkrimin “Në hije të Lojërave Olimpike bëhet luftë për të mbijetuar”.
Numri i së dielës i ‘Kohës Ditore’ sjell edhe plot shkrime me tema ndryshme.
Ndërsa, nuk mungojnë as rubrikat e përjavshme për teknologji dhe fusha të tjera.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...