13 Gusht 2016 - 22:26
Avokati Koci ka thënë se jugosllavët nuk do t’i kishin dhënë kurrë tokë që nuk i takon Kosovës, transmeton Koha.net.
“Hartat jugosllave po tregojnë që me këtë version të demarkacionit po humbim territor. Jam i bindur qē jugosllavët kurrë nuk ka kishin dhënë tokën, që nuk është e jona!”, ka shkruar Koci.
Menjëherë aty ka reaguar, njëri nga qeveritarët më të zëshëm në mbrojtjen e versionit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Bajram Gecaj. Ai ia ka kthyer me një buzëqeshje(emotion) se Koci mos të përzihet në këto punë sipas të cilit, nuk merret vesh.
“Leje mos u përzi në punë në të cilat nuk merresh vesh”, ka shkruar Gecaj, të cilit nuk i ka vonuar shumë përgjigjja e Kocit. “Mu bindë që ti merresh vesh, nuk isha përzi”, iu përgjigj Koci, të cilin zëvendësministri Gecaj i tha se “Letrat ashtu po thonë”.
Pas kësaj, Koci edhe njëherë i ka shtruar pyetje Gecajt, duke i thënë se a është i bindur që jugosllavët i kanë falë tokë Kosovë. Ndërsa Gecaj u përgjigj me fjalë popullore “Na i kanë pre teshat pa na pyet fare”.
E Koci në fund Gecajt i tha se “kjo veç është argument! Thujeni vëlla në këtë mënyrë...”.
Më poshtë mund t’i lexoni replikat mes avokatit Koci dhe zëvendësministrit Gecaj:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...