13 Gusht 2016 - 19:06
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se papunësia nuk është rezultat i fatit, por pasojë e klanit kriminel që ka kapur shtetin, raporton KTV.
Ahmeti ka deklaruar se kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka rastin të dëshmojë dhe të marrë veprime. Ai ka shtuar se nëse kryetari i Gjykatës së Apelit është vendosur vetëm me një telefonatë, duke thënë se mund të merret me mend se sa njerëz, gjykatës e prokurorë janë vendosur aty në këtë mënyrë.
Kreu u Komunës së Prishtinës theksoi se nëse Kadri Veseli po mundohet ta relativizojë, duke thënë se ka edhe në parti të tjera, atëherë e ka gabim ngase, sipas tij, ajo qëndron vetëm nëse është duke thënë për LDK-në.
E anëtari tjetër i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Smai Kurteshi, ka thënë se ftesa ndaj Vetëvendosjes që ankesat e tyre t’i dërgojnë tek organet e drejtësisë, ishte shumë cinike, pasi që është degraduar drejtësia institucionale.
Ai tha se këtu është një sistem i kalbur dhe një denigrim të sistemit shtetëror.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...