“Shefi i shefave” rehaton edhe shokët e djemve të tij [video]

13 Gusht 2016 - 19:03      

Pos familjarëve dhe miqve, Adem Grabovci u tregua zemërgjerë edhe me shokët e djemve të tij.

Në përgjimet e reja të publikuara të shtunën, Grabovci angazhohet për të punësuar shokun e djemve të tij, Fidanin, në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, ani pse Fidani nuk qëndronte mirë me gjuhën angleze, që ishte edhe njëri ndër kriteret për punësim, raporton KTV.

Grabovci i kishte telefonuar Vlora Çitakut, atëherë ministre e Integrimeve Evropiane, për këtë çështje. Ajo, pa më të voglin hezitim, e miraton kërkesën e “Shefit”, siç e quan Grabovcin.

Në këto përgjime për këtë rast tregohet se si djemtë e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, kishin qasje të pakufizuar në kabinetet e ministrave.

Kreu i Kuvendit të Kosovës dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur fakt negativ për Kosovën politizimin në vend, të cilin e ritheksoi edhe njëherë afera e re e përgjimeve “Pronto 2”, protagonist i së cilës është bashkëpartiaku i tij, Adem Grabovci, shef i deputetëve të partisë më të votuar në vend.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...