Demarkacioni, sipas planeve zhvillimore të komunave kufitare

13 Gusht 2016 - 06:59      

Komisioni shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi ka hedhur topin te kryetarët e komunave kufitare, duke thënë se ata nuk kanë pasur vërejtje kur kanë miratuar planet zhvillimore me vijat administrative të komunave të tyre dhe se ato vija administrative janë në përputhje me vijën kufitare me Malin e Zi të përcaktuar nga ky komision.

Përcaktimi i tillë i demarkacionit është kundërshtuar nga ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi, i cili ka sqaruar se nuk është çështje e njëjtë përcaktimi i kufirit shtetëror me Planin zhvillimor të një komune, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Lajçit, në Planin zhvillimor të komunës përcaktohet vetëm prona komunale, por në hapësirë të komunës mund të këtë edhe tokë e cila administrohet nga ministritë përkatëse e që nuk përcaktohet në këtë plan.

Ekspertët e shënjimit të kufirit kontestojnë dokumentacionin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Çfarëdo përcaktimi i kadastrave, duke u bazuar në dokumentet e kësaj agjencie, sipas tyre, është i paqëndrueshëm, pasi që kontestojnë saktësinë e këtyre dokumenteve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...