Bordi e menaxhmenti i RTK-së fshehin listën e të punësuarve në mediumin publik

13 Gusht 2016 - 06:52      

Kërkesat e dy anëtarëve të Bordit të RTK-së, që Bordi të thërrasë në llogaridhënie menaxhmentin për numrin e të punësuarve në këtë televizion dhe të sjellin një listë të pagave, për tejkalim të shpenzimeve për paga dhe mëditje dhe kontratat me produksione të jashtme, vazhdojnë të injorohen nga Bordi i RTK-së.

Dy anëtarët e Bordit të RTK-së, Hisen Berisha dhe Naim Gashi, kanë thënë për gazetën se që nga viti i kaluar kanë bërë disa herë kërkesa me shkrim drejtuar Bordit dhe menaxhmentit të RTK-së që të sjellë listën e të punësuarve në RTK dhe të dhënat sesa prej tyre kanë kontrata të rregullta e sa me kontratë mbi vepër, por asnjëherë nuk është bërë një gjë e tillë, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë shprehur bindjet e tyre se numri i të punësuarve në këtë medium është më i madh sesa prezantohet në raporte financiare dhe se ka punëtorë me kontrata mbi vepër që punojnë me vite të tëra, ndonëse një gjë e tillë është e jashtëligjshme.

Vërejtje për punëtorë me kontratë mbi vepër ka bërë edhe Inspektorati i punës, i cili megjithatë nuk ka pranuar të tregojë sesa është numri i tyre. Për numrin e madh të punëtorëve me kontratë mbi vepër ka alarmuar edhe Sindikata e Pavarur e RTK-së, por ajo nuk ka të dhëna për numrin e tyre. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...