Rritet për 18% numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri

12 Gusht 2016 - 23:21      

Plazhet e Shqipërisë tashmë janë bërë një destinacion turistik i vizitorëve të huaj. Shqipëria edhe këtë vit është frekuentuar nga vizitorët e huaj, derisa ka shënuar edhe rritje.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Milva Ekonomi, në një postim të premten në rrjetin social Twitter, shkruan se 18% më shumë vizitorë të huaj janë shënuar për këtë sezon turistik në portin e Vlorës dhe Sarandës.

“Numri i vizitorëve të regjistruar në sportelet pritës u rrit me 18 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ndërsa numri i vizitorëve shtetas të huaj që mbërritën në portin e Vlorës dhe Sarandës gjatë periudhës 1 qershor deri 10 gusht 2016, u rrit në 52 917, kundrejt 44 722 vizitorëve në vitin 2015, shkruan Ministrja Ekonomi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...