Veseli komenton përgjimet në “Pronto”

12 Gusht 2016 - 21:34      

Kreu i Kuvendit të Kosovës dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur fakt negativ për Kosovën politizimin në vend, të cilën e ritheksoi edhe njëherë afera e re e përgjimeve “Pronto 2”, protagonist i së cilës është bashkëpartiaku i tij, Adem Grabovci, shef i deputetëve të partisë më të votuar në vend.

Është arsyetuar se ky fakt negativ i politizimit ka qenë pjesë e çdo qeverie të kaluar dhe e secilës parti politike në vend, që ka qenë në pushtet. 

“Ne duhet ta pranojmë se është një fakt negativ në Kosovë, por kjo është një praktikë e vjetër. Merreni edhe çdo Komunë, dhe nga çdo parti politike”, ka thënë Veseli në një intervistë për televizionin publik.

Veseli, i cili ishte po ashtu pjesë e bisedave që i ashtunjohuri “shefi i shefave” Adem Grabovci bën në telefonatat e tij të përgjuara, është zotuar se ka bërë hapa konkret për ta zhbërë këtë praktikë. Ka përmendur një memorandum që do të lidhet me ambasadën britanike në Kosovë, për të garantuar depolitizomi të bordeve të ndërmarrjeve publike.

“Kjo do ta evitojë në masë të madhe këtë praktikë”, ka thënë Veseli.

Veseli, që megjithatë ka provuar që t’i bishtnojë përgjigjes së drejtpërdrejtë rreth përgjimeve, ka thënë se Kosova mund të arrijë bum ekonomik vetëm atëherë kur garanton mundësi të barabarta për të gjithë qytetarëve e vendit. E këta të fundit i ka thirrur që të jenë më të zëshëm në kundërshtimin e dukurive negative.

“Zëri i qytetarëve duhet të jetë më i madh kundër dukurive negative në vend”, ka thënë Veseli, përcjell Koha.net. “Është me rëndësi që të kemi përgjigjen institucionale, sepse kjo do ta rriste besimin në institucione”, ka shtuar më tej ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...