Veseli: Demarkacioni kryhet më 1 shtator, nuk u besoj hartave jugosllave

12 Gusht 2016 - 21:03      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pret që më një shtator çështja e demarkacionit me Malin e Zi të përfundojë.

“Unë pres që të kryhet më 1 shtator demarkacioni dhe nuk humbim asnjë metër. Është fakt real se ky është kufiri jonë”, ka thënë Veseli në transmetuesin publik.

Ai më tej ka thënë se mosratifikimi i demarkacionit do t’i prishte punë Kosovës dhe do t’i pengonte rrugën në drejtimin perëndimor.

Veseli përmendi argumentet e disa ekspertëve opozitarë në debatin e 3 gushtit, por siç tha ai, nuk është i prirë tu besojë hartave jugosllave dhe mendësisë jugosllave, por do t’i besojë Shteteve të Bashkuara, miqve evropianë dhe ekspertëve të komisionit shtetëror.

“Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi do të kalojë. Duhet ta dimë vetëm një fakt se Kosova fiton shumë me këtë demarkacion kur ta miratojë. Ndërsa nëse nuk do të bëhej, e ardhmja është e panjohur. Ne duhet të bëjmë vendimmarrje historike më 1 shtator dhe t’i hapim perspektivë vendit për reforma dhe zhvillim ekonomik, për ta ndryshuar cilësinë e jetës”, tha Veseli.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...