Krasniqi kërkon që mjedra të paguhet sipas çmimit real të tregut

12 Gusht 2016 - 19:44      

Këtë vit përveç shtimit të madh të sipërfaqeve me mjedër, ka edhe rritje të dukshme të rendimentit mesatar, por në anën tjetër ka rënie të çmimit të shitjes krahasuar me vitin e kaluar, si pasojë e rënies së çmimit edhe në tregjet evropiane, për shkak të rritjes së sasisë së prodhimit në disa shtete.

Kështu është konstatuar gjatë një takimi në mes të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi me Kryetarin e Shoqatës së Kultivuesve të Mjedrës, Sami Uka, dhe me përfaqësues të pikave grumbulluese të mjedrës, transmeton kp.

Në një njoftim për media thuhet se ministri Krasniqi shprehu qëndrimin e tij në mbështetje të fermerëve, duke kërkuar që pikat grumbulluese të respektojnë çmimet reale të tregut dhe para së gjithash të mundësojnë pranimin e prodhimit të mjedrës nga kultivuesit me kohë.

Po ashtu, u diskutua që bashkërisht me Shoqatën e Kultivuesve të Mjedrës dhe pikat grumbulluese të shqyrtohen mundësitë për të mbështetur plasimin efikas të mjedrës vendore në tregun evropian, para së gjithash duke gjetur mundësi për të lehtësuar grumbullimin në kohën optimale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...